Reperi i famshëm Nelly është arrestuar pasi një grua e kishte akuzuar për përdhunim të saj në një autobus të turneut pas një koncerti në Seattle. Policia e kishte arrestuar artistin, ndërsa vetë këngëtari që tashmë është liruar, ka mohuar raportimet.
“Unë nuk jam akuzuar…nuk pat nevojë për dorëzani”, ka shkruar ai në Twitter. “Jam liruar, presim hetimet e mëtejme”.
Këngëtari ka shkruar se është i shokuar që ka qenë cak i raportimeve false. Nelly, emri i vërtetë i të cilit është Cornell Iral Haynes Jr, njihet për hitet “Hot in Here” dhe “Dilemma”.