Në Pejë janë bastisur dy lokacione dhe një shtëpie private nën dyshimin për shmangie tatimi, ka njoftuar policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të Policisë gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme si: kontrata fiktive mashtruese në emër të disa shtetaseve të Republikës së Kosovës, kartela bankare, letra të dyshuara, një lap-top, dy fllash diska etj.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka mashtruar 36 qytetarë të Kosovës, duke ua marrë 11000 euro në emër të kontratave fiktive për t’iu siguruar viza pune.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.