Të shtunën është arrestuar një shtetas i Serbisë në Leposaviq nën dyshimet se ka vandalizuar dy shenja të trafikut rrugor në këtë komunë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në Gjykatën për Kundërvajtje.
Këto tabela në gjuhën shqipe për emërtimin e vendbanimeve u dëmtuan një ditë pasi u vendosën.
Këto tabela janë vendosur në katër komunat veriore, duke i zëvendësuar ato me alfabet cirilik.