Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Sajada në një operacion të zhvilluar së bashku me policinë shqiptare.
Arrestimi i tij u bë afër pikës kufitare të Qafë Botës.
Në njoftimin e policisë thuhet se në veturën të cilën po e ngiste 19- vjeçari u gjetën të fshehura 26-paketa me kanabis.
Pas peshimit rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 17,5 kilogramë. Policia greke thotë se për këtë rast është shpallur në kërkim edhe një person tjetër.