Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i nacionaliteti shqiptar ka hyrë ilegalisht në kampin Bondstel.
Sipas policisë, njësiti i sigurimit të KFOR-it në këtë kamp ka raportuar se i dyshuari ka kaluar rrethojën dhe në mënyrë ilegale ishte futur brenda në kamp, përcjell albinfo.ch.
Ai është arrestuar dhe dyshohet se ka çrregullime psikike, pasi që nuk është hera e parë që e bën këtë veprim.
Ndërsa në fshatin Korishë të Prizrenit janë konfiskuar marijuanë dhe një numër armësh të llojeve të ndryshme.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve kanë ndodhur 28 aksidente nga të cilat 8 kanë përfunduar me të lënduar.
Numri i tiketave të shqiptuara ka qenë 695, janë arrestuar 12 persona, prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje, 2 në vuajtje të dënimit.