Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të hënën pasdite një person në Prishtinë, pasi ai pas një mosmarrëveshje, e kishte sulmuar fizikisht një grua duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKUK dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, përcjell albinfo.ch.
Në Kosovë kohëve të fundit është bërë shqetësuese dhuna ndaj grave pasi rastet e tilla çdo ditë e më shumë po shtohen.