Një person është ndaluar në Cleveland të SHBA-ve, si i dyshuar se mbështeste materialisht një organizatë terroriste e cila po planifikonte një sulm më 4 korrik në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, shkruan Albinfo.ch.
Sipas mediave amerikane, FBI ka bërë të ditur se i arrestuari është një mbështetës i Al- Kaidës dhe kishte për qëllim të montonte një bombë gjatë paradës në qendër të qytetit të Ohajos.
Autoritetet amerikane kanë thënë se i dyshuari emri i të cilit është Dhimitri Nathaniel Pitts , kishte përdorur një emër tjetër atë, Abdur Raheem Rafeeq.
Qëllimi i të dyshuarit ishte të godiste pjestarët e forcave të armatosura dhe familjet e tyre gjatë ceremonisë së festimeve të cilat janë planifikuar të mërkurën.