Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se me urdhër të Prokurorit të kësaj Prokurorie është arrestuar personi me inicialet D.Sh. i nacionalitetit shqiptar, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria njofton se i dyshuari është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.
Prokuroria thotë se atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.