Një person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”, konfirmoi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, i arrestuari, i identifikuar me inicialet A.D., dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Ivajë dhe zonat përreth në Komunën e Kaçanikut.
Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit, hetuesit sekuestruan:
• Një armë,
• Dy karikatorë,
• 30 fishekë,
• Një armë gjuetie ajrore,
• Një uniformë e MUP-it serb.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës riafirmuan angazhimin e tyre për ndjekjen penale dhe hetimin e të gjitha rasteve të krimeve të luftës gjatë konfliktit të fundit në Kosovë./Albinfo.ch