Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës kanë dhënë detaje shtesë për një vjedhje të rëndë e cila ka ndodhur në fshatin Marmull të kësaj komune.
Sipas policisë në shtëpinë e viktimës janë vjedhur 23 mijë franga zvicerane, përcjell albinfo.ch.
“Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte të bëjë me vjedhje të rëndë në një shtëpi banimi me ç’rast ishin vjedhur 23.000 (njëzet e tre mijë) franga zvicerane.
Sektori i hetimeve në Gjakovë pas një pune operativo hetimore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar, që është B. P., e lindur më 1985, femër, kosovare/shqiptare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara mbahet në ndalim policor, ndërsa bazuar në faktet e gjetura policia do të ushtrojë kallëzim penal ndaj saj.