Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar nga Policia e EULEX-it.
Para mediave, Nasim Haradinaj ka thënë se hetuesit e Speciales i kanë thënë se është i arrestuar.
Ndryshe, edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, sot është arrestuar nga Policia e EULEX-it. Ndërsa, një ditë më parë është arrestuar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa dhe është dërguar në Hagë.