Policia kriminale në Hamburg ka arrestuar në flagrancë një 29 vjeçar shqiptar, shkruan focus.de.
Gjatë kohës kur 29 vjeçari ndodhej në një shtëpi për të grabitur, atë e vërejti fqinji i viktimës i cili lajmëroi menjëherë policinë. Në tentativë për t’u larguar, policia e kap shqiptarin me plaçkë në dorë. Mes sendeve të sekuestruara nga policia ishte edhe një orë xhepi, që i takonte familjes.
Ai është dërguar në paraburgim.