Policia e Kosovës ka arrestuar sot në aeroportin e Prishtinës një 26-vjeçar të shpallur më herët në kërkim, i dyshuar për veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përcjell albinfo.ch.
I dyshuari, me inicialet Ç. B., shtetas i Kosovës, ishte identifikuar nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve. Ai dyshohet se më 18 gusht 2025 hodhi një shishe me lëndë ndezëse në një market në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.
Pas arrestimit dhe intervistimit, prokurori caktoi masën e ndalimit policor ndaj tij.