Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që kishte tentuar të udhëtonte me dokumente të falsifikuara.
I arrestuari, sipas policisë, është shtetas i Shqipërisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti me dokumente udhëtimi të një shteti tjetër, e të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.