Një të tillë e ka arritur amerikani 64 vjeçar me pseudonimin James Brown, i cili gjatë jetës së tij të deritashme ka provuar plot 1500 herë shtrëngimin e prangave të policisë në duart e veta.
Se kur e ka përjetuar rastin “jubilar” të 1500-të të arrestimeve të tij tashmë serike, mediet nuk e kanë shënuar, por, festën e falënderimeve (Thanksgiving) Brown e ka kaluar në burg për të tretën herë brenda pesë viteve. Edhe ditëlindjen e tij të fndit ai e ka kaluar mbrapa grilave, vend ku Brown ka kaluar gjithsej 6000 ditë.
Sipas dëshmitarëve, ky njeri, duke qenë i pastrehë, kryen me qëllim delikte të vogla në mënyrë që, duke u futur në burg, të sigurojë strehën e ngrohtë për një periudhë kohore.
Deliktet e tij kanë filluar para rreth 40 viteve dhe ato kanë të bëjnë në të shumtën e rasteve me pasoja nga konsumimi i alkoolit.