Është arrestuar në Zvicër biznesmeni shqiptar Herolind K., i cili dyshohet se i ka borxh 12 milionë franga shtetit.
Herolind K., nga prodhuesi i makinave, u bë sipërmarrës i njohur në internet dhe tani dyshohet se në biznesin e tij me monedha digjitale ka mashtruar klientët duke u marrë miliona euro.
Atë e ka raportuar te organet e rendit një biznesmen i njohur në Zvicër, i cili thuhet se kishte investuar shuma të mëdha në kompaninë e shqiptarit.
Prokuroria ka njoftuar se për 29-vjeçarin kanë caktuar masën e paraburgimit, derisa ai ka caktuar avokat Valentin Landmann. Landmann nuk ka pranuar të japë detaje për këtë temë.
Të gjithë punëtorët e tij ndërkaq kanë mbetur minus në paga në shuma të mëdha.