Skip to content

Arrestohet kosovari, dyshohet për therje të portugezit

Viktima, duke tentuar të ndërmjetësonte në një konflikt, ishte therur me thikë nga një person, që sipas tij ishte shqiptar

Policia kriminale e Bazelit ka arrestuar të mërkurën një kosovar për të cilin dyshohet të ketë qenë pjesëmarës në “natën e dhunshme të Bazelit”, gjegjësisht dhunës së ushtruar në vikendin e kaluar, më 23 shtator në këtë qytet, kur është plagosur një portugez 31 vjeç.

Ky i fundit kishte tentuar të ndërmjetësonte në një mosmarrëveshje mes dy të huajve dhe shoqëruesve të tij. Për pasojë, ai ishte sulmuar dhe therur me thikë nga një person i cili pastaj ka ikur. Sipas deklaratave të viktimës, sulmuesi ishte shqiptar.

Shqiptari i arrestuar është 23 vjeç ndërsa motivi i sulmit të tij është duke u hetuar nga organet përgjegjëse. Ai i është dorëzuar gjykatës për masa detyruese.