Është arrestuar të martën në Austri një kosovar, i dyshuar për vrasje dyfishtë, pas 16 vitesh qëndrimi në arrati. Këtë e kanë bërë të ditur mediet austriake, sipas të cilave kosovari sot 34 vjeçar ka jetuar për vite të tëra në mënyrë ilegale në Austri, në rrethinën e gjerë të Lincit.
Ai është kapur në mënyrë befasuese, gjatë një kontrolli rutinor në tren. Pasi u kishte rënë në sy policëve ata e kishin verifikuar identitetin e tyre në kompjuter dhe kishin gjetur se ndaj tij ishte ngritur një fletarrest ndërkombëtar. Ai është kapur nga policia dhe tashmë janë duke u zhvilluar procedurat për raste të tilla.
Kosovari thuhet të ketë vrarë16 vite më parë dy njerëz në Kosovë.