Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njoftohet se është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” i dyshuari me vizë hungareze të falsifikuar.
I dyshuari mashkull, K-Shqiptar, pas kontrollit të pasaportës ka prezantuar pasaportën e Kosovës me vizë të falsifikuar të Hungarisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.