Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka konfirmuar se është arrestuar edhe personi i katërt që dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, ai po dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
“Brenda afatit ligjor, prokurori do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, shkruan albinfo.ch.
Ai u arrestua në një fshat të Gjakovës dhe dyshohet se është i përfshirë në sigurimin e armës, të cilën e shkrepi i dyshuari G.P., tashmë i arrestuar.