Policia britanike ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person tjetër për sulmet terroriste që ndodhën të premten në Londër, ku mbetën të lënduar 30 persona.
I arrestuari i dytë është një 21-vjeçar, derisa nuk është bërë i ditur emri i tij ose kombësia. Një ditë më herët është arrestuar një 18-vjeçar, gjithashtu në lidhje me këtë rast, transmeton albinfo.ch.
Niveli i gatishmërisë për një sulm të mundshëm terrorist mbetet ende “kritik”, duke nënkuptuar se një i tillë pritet në mënyrë të pashmangshme.
Mësohet se në cak ishte edhe një shtëpi e një çifti që përkujdeset për disa qindra fëmijë, duke përfshirë edhe refugjatë.