Personi i cili të premten është arrestuar lidhur me dyshimin se arma e përdorur në krimin në Menznau i takonte atij, ka qenë vëllai i Viktor B. siç bën të ditur policia e Lucernit, ai, pasi është marrë në pyetje, është liruar të shtunën.
Bëhet fjalë për një burrë 43 vjeçar me banim në kantonin Obwalden, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Simon Kopp për mediet zvicerane.
Policia është duke hetuar rreth mënyrës se si arma e gjetur në vendin e gjakderdhjes ka arritur në duart e dorasit. Por, Kopp nuk ka dhënë hollësi të tjera, me arsyetimin se hetimet janë duke vazhduar.