Basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu, në një moment pakënaqësie me arbitrimin, ka shkuar pranë njërit prej gjyqtarëve, Jurgen Muhos dhe ka humbur toruan, duke e qëlluar disa herë me grushte dhe rrëzuar në tokë.
Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shokëve të skuadrës së Daliut që të ndalej ky i fundit, që përveç arbitrit, goditi rëndë edhe imazhin e sportit të basketbollit në vendin tonë.
Ndërkohë sot paradite, Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar basketbollistin Bruno Daliu, me akuzën për goditje për shkak të detyrës, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë, shkruan reporteri, përcjell albinfo.ch.