Policia e Lezhës ka burgosur pas dy denoncimesh një 48-vjeçare pasi premtonte viza amerikane duke u prezantuar si punonjëse e Interpolit.
Sipas mediave shqiptare, Pranvera S. u ka marrë dy personave, përkatësisht nga tetë mijë dhe tre mijë euro, “me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit”, përcjell albinfo.ch.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”.