Skip to content

Arrestohen tunizianë, sirianë dhe kosovarë, dyshohen për trafikim

Mes të kontrolluarve është edhe një automjet me targa italiane. Shoferi ishte kosovar dhe kishte dokumenta të rregullta italiane. Bashkëudhëtari i tij, 30 vjeç, nuk kishte dokumenta dhe leje qëndrimi në Gjermani

Policia gjermane e Rosenheim në 5 prill ka kontrolluar shumë persona në magjistralen A93, ku ka arritur të kapë shumë persona nga Siria, Tunizia dhe Kosova. Ata dyshohen se kanë ndihmuar bashkëkombasit e tyre për emigrim ilegal, shkruajnë mediat gjermane. Arrestimet kanë ndodhur gjatë kontrolleve të ndryshme dhe të dyshuarit u janë dërguar organeve të drejtësisë në Bad Reichenhall.

Mes të kontrolluarve është edhe një automjet me targa italiane. Shoferi ishte kosovar dhe kishte dokumenta të rregullta italiane. Bashkëudhëtari i tij, 30 vjeç, nuk kishte dokumenta dhe leje qëndrimi në Gjermani. Bashkë udhëtarit i është ndaluar hyrja në Gjermani dhe i është dorëzuar policisë austriake. 29 vjeçari dyshohet se ka dashur të trafikojë bashkëkombasin e tij dhe ndaj tij është ngritur ecuri penale.