Policia njofton se ka arrestuar tre persona në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës në operacionin e quajtur “Stop drogave nëpër shkolla”. Ata dyshohet se janë përfshirë në veprat penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Gjatë operacionit policor është sekuestruar një sasi prej 8 kg e 525 gr të substancës së dyshuar të llojit marihuanë, e po ashtu janë konfiskuar armë e para.
“Nga personat e dyshuar janë konfiskuar edhe dy veturat e përdoruara në rast, 4 telefona celularë dhe 690 euro para të gatshme.
Bazuar në hetimet e realizuara, prejardhja e substancës narkotike ishte nga Republika e Shqipërisë dhe për destinacion kishte Prishtinën”, thuhet në njoftimin e policisë.