Policia e Kosovës njofton se të shtunën në mesditë ka arrestuar tre persona në fshatin Veriq të Komunës së Istogut në veturën e së cilës i është gjetur një sasi e madhe e narkotikëve.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore të Pejës, në rimorkio e kësaj veture janë 145 kilogram narkotik, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuan.
“Lidhur me këtë rast kundër të pandehurve do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit, do të sekuestrohen mjetet e kryerjes së veprës penale dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim.