Policia në Islandë ka arrestuar 11 njerëz të dyshuar për vjedhjen e më shumë se 600 kompjuterëve që përdoreshin për mihje të kryptovalutave.
Siç raporton AP, kompjuterët u vodhën në katër qendra të të dhënave në Islandë.
Shteti është lokacion i njohur për qendrat e të dhënave sepse gati 100 për qind e energjisë së gjeneruar vjen nga burimet e rinovueshme, transmeton Albinfo.ch.
Dy prej të dyshuarve janë në mbajtje, ndërsa 9 të tjerët janë liruar.
Vlera e të gjithë kompjuterëve të vjedhur kap shifrën e dy milionë dollarëve.
Islanda njihet si një prej vendeve ku bëhet më së shumti mihje e kryptovalutave. Sipas raportimeve, energjia që përdoret për mihje kalon atë që përdoret në shtëpitë e 340 mijë banorëve të vendit.