Policia kantonale në Hotel „Baur au Lac“ në Cyrih herët të mërkurën në mëngjes me urdhër të Zyrës Federale të Drejtësisë ka arrestuar gjashtë zyrtarë të lartë të Asociacionit të Federatave Botërore të Futbollit (FIFA) .
Të arrestuarit janë paraburgosue dhe pritet ekstradimi i tyre. Ata janë të dyshuar për korrupsion.
Folco Galli, zëdhënës i Zyrës Federale të Drejtësisë, ka konfirmuar për “New York Times” se të arrestuarit kishin udhëtuar si një pjesëmarrës në zgjedhjen e Presidentit të FIFA-s, që do organizohet të premten në Hallenstadion në Cyrih.
Zyrtarët e lartë të futbollit botëror FIFA dhe zyrtarë të tjerë të organizatave të anëtarësuara në FIFA kanë qenë të përfshirë në marrjen e ryshfetit në vlerë mbi 100 milionë euro. Ndjekja penale ishte përgatitur dhe diskutuar në SHBA, të cilët kishin kërkuar arrestimin e tyre në Zvicër.