Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë provuar t’u bashkëngjiten organizatave terroriste.
Ata janë arrestuar dje në Aeroportin e Prishtinës.
Dy të dyshuarit janë dëbuar nga shteti i Turqisë nën dyshimin e bazuar se kanë tentuar të bashkëngjiten me grupet terroriste në Siri.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.