Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit në fshatin Sinidoll të Prishtinës, mbrëmjen e së mërkurës, sipas njoftimit nga Policia e Kosovës.
Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, përcjell albinfo.ch.
KOHA përmes burimeve ka raportuar se autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli.
Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë dhe rasti po hetohet si “vrasje me armë zjarri”.