Policia e Kosovës ka arrestuar sonte në mbrëmje deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. Zëdhënësja Ahmeti tha se policia e ka zbatuar një urdhër të gjykatës, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja për arrestimin e Kurtit dhe Kadaj-Bujupi është shkelja e masave të sigurisë të caktuara nga gjykata kur ata u liruan nga paraburgimi për në arrest shtëpiak tri ditë më parë.
Kurti dhe Kadaj-Bujupi dhe dolën për të festuar në sheshin kryesor të Prishtinës fitoren e Vetëvendosjes në Prishtinë e Prizren.