Mbrëmë mediat raportuan për një arratisje të re nga ajo e para disa ditësh e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekonicës, një tjetër i burgosur u bë protagonist i arratisjes nga burgu i Dubravës, përcjell albinfo.ch.
Arratisja më e re, sipas Sinjalit, është Ujkan Metaj, i cili ka arritur të largohet nga Burgu i Dubravës.
Me dy rastet e fundit në dështimin e sigurisë në burgjet në Kosovë, Shërbimi Korrektues i Kosovës sot do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00.
Kjo për t’i sqaruar arratisjet e fundit e të burgosurve nga institucionet e tipit të hapur.
Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja.