I dënuari për vrasjen e një vajze 17 vjeçare me prejardhje nga Vietnami, ka ikur mbrëmë nga reparti i mbyllur i Klinikës Psikiatrike në Königsgfelden/Ag.
Personi sot 22 vjeçar vrasjen e kishte kryer në Kantonin e Ticinos në vitin 2009 dhe, pasi që ishte i mitur në atë kohë, ai ka marrë dënim më të ulët dhe ndërkohë e kishte përfunduar, shkruajnë mediat zvicerane. Por autoritetet e drejtësisë në Kantonin Aargau kishin vendosur që atë ta mbanin të mbyllur në klinikë psikiatrike për qëllime sigurie e parandalimi.
Një ekspertizë e bërë ka konstatuar se i riu vina nga një çrregullim i rëndë psikik.