Shqiptaro-zvicerani Arnold Gjergjaj pas tre muajve është kthyer sërish në stërvitje. “Kobra” shqiptare kishte thyer dorën në meçin e fundit kundër rusit Denis Bakhatov.
„Arnold Gjergjaj nga Boxing Club Basel ka përfunduar me sukses treningun e tij të parë pas lëndimit të dorës”, shkruan në një postim në Faceebook të boksierit të njohur profesionist shqiptar nga Bazeli, përcjell albinfo.ch.
Gjergjaj kishte pësuar frakturë në rundin e katërt, duke mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, në meçin me rusin Denis Bakhtov.
Gjergjaj deri tash ka regjistruar 28 fitore radhazi në karrierën profesioniste nga po aq meçet e zhvilluara. 20 nga këto fitore Gjergjaj i ka shënuar me nokaut.
Kundërshtari i radhës pritet të jetë njëri prej boksierëve që rangohet ndër të parët në botë.