Arnold Gjergjaj është fitues në duelin me boshnjakun Mirko Tintor, njofton Albinfo.ch.
Të shtunën në mbrëmje, boksieri shqiptar Gjergjaj, pas stërvitjeve të gjata dhe me plotë përkushtim, pa mos i dhënë aspak shansin kundërshtarit boshnjak Tintor, arriti te rezultati i dëshiruar. Ai e fitoi këtë luftë në Grand Casino në Basel, në raundin e katërt.
“I tregova kundërshtarit që unë jam i përgatitur. Jam i kënaqur me këtë luftë”, ka thënë Arnold Gjergjaj në deklaratën për Telebasel-in.
Kundërshtari i “Cobras” ka qenë rreth 30 kilogramë më i rëndë. Për boksierin gjakovar me banim në Prateln të Baselit, ishte fitorja e 32-të në ndeshjen e 34-t.