Vrasësi masiv që kreu masakrën në një nga xhamitë në Zelandën e Re, shkroi në armën e tij dy emra në gjuhën serbe në cirilikë!
Terroristi që sot mori pjesë në masakrën, duke vrarë 49 persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, shkroi mbi armë emrat cirilikë: Marko Milajnov Popoviq dhe Stefan Lazar, përcjell albinfo.ch.
Mediat perëndimore, të tilla si “Daily Mail”, gabimisht thonë se ata janë emrat e terroristëve të tjerë që morën pjesë në një sulm të tmerrshëm.
Megjithatë, këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe i princit serb.
Marko Miljanov Popoviq (1833 – 1901), shkrimtar kombëtar malazez, komandant dhe guvernator i fisit Kuçi, shkruan “Klan Kosova”.
Stefan Lazar – Princi serb Lazar Hrebeljanoviq (1329 – 1389), vdiq në betejë me turqit në Fushë Kosovës. Ai përdori emrin mbretëror Stefan Lazar.
