Udhëheqja e Hamasit thotë se ka pranuar kushtet e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza.
Në një deklaratë, grupi thotë se ka informuar ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit për vendimin e tij, raporton BBC.
Detajet ende nuk janë shpallur, duke përfshirë sa do të zgjasë dhe çfarë do të thotë kjo për pengjet që mbahen në Gaza.
Një zyrtar i Hamasit thotë se “topi është” tani në fushën e Izraelit”, pasi grupi ka treguar se do të pranonte kushtet e një propozimi për armëpushim.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare, Hamasi thotë se lideri i saj, Ismail Haniyeh, zhvilloi një telefonatë me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe me ministrin egjiptian të Inteligjencës, Abbas Kamel, dhe i informoi ata se Hamasi miratoi propozimin e tyre në lidhje me një marrëveshje armëpushimi.