Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, ka firmosur kontratë dyvjeçare me klubin e Superligës së Turqisë, Erzurumspor. Sadiku sot është prezantuar te klubi turk, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Eruzurumspor, Huseyin Unesh, ka postuar në rrjetet sociale foton me Sadikun, i cili më herët ishte pajtuar për transferimin te klubi turk.
Sadiku ka bërë karrierë edhe në Zvicër, Spanjë e Poloni.
Kujtojmë se Sadiku ka shënuar golin e vetëm të Shqipërisë në Kampionatin Evropian më 2016 kundër Rumanisë.