FC Lugano anëtare e Raiffaisen Super League të Zvicrës, dhe pjesëmarrëse në një nga Ligat e Evropës, do të mbetet pa sulmuesin e saj të njohur Armando Sadiku.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e “Swiss Football League” e Zvicrës.
Kjo faqe me kohë njofton të gjithë sportdashësit me të gjitha “vajtje –ardhjet” e futbollistëve në të dyja Ligat kryesore të Zvicrës.
Mirëpo faqja përveç njoftimit që Sadiku do të largohet nga FC Lugano, nuk ofrohen detaje të tjera. Nga burime të afërta me këtë lojtar mësojmë që shumë ekipe të Italisë anëtare të Serisë A, kanë shprehur interesim për këtë sulmues mjaft cilësor .
Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që Sadiku të kalojë edhe tek FC Basel 1893 kampion i shumëfishtë i Zvicrës.