Për shkak të tërheqjes së shpatullës, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i ekipit të FC Grasshoppers Cyrihut, Arlind Ajeti do t’i mungojë për katër javë fushës së futbollit, njofton Albinfo.ch.
Këtë dëmtim mbrojtësi 25 vjeçar e ka pësuar në ndeshje. E para një jave kundër FC Baselit.
Madje, lëndimin e pësoi në duel me vëllain e tij më të vogël, Albianin, i cili luan në Basel dhe për Zvicrën.
Nga kalimi në GC, Arlind Ajeti ka zhvilluar tre ndeshje. Ai ka qenë pjesë e rëndësishme e Kombëtares kuqezi.