Arijan Ademi për herë të parë si një futbollist nga Maqedonia e Veriut është lojtari më i mirë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Reprezentuesi i vendit dhe kapiteni i Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi, është shpallur lojtari më i mirë në fitoren e Dinamo Zagrebit ndaj Chelsea, përcjell albinfo.ch.
Me golin e Mislav Orshiqit, kampioni i Kroacisë mposhti ish-kampionët të Evropës, duke bërë surprizën më të madhe në xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Si në çdo ndeshje tjetër, Ademi ishte lider, vrapoi më së shumti në fushë dhe me meritë mori mirënjohjen nga UEFA si “lojtar i ndeshjes”.
Me këto tri pikë, Dinamo mund të vazhdojë të ëndërrojë një pranverë futbolli në Europë, pavarësisht nëse do të jetë në Champions League apo Europa League.