Argjentina është kombëtarja e parë që ka siguruar finalen për Kupën e Botës në futboll e cila këtë vit po mbahet nē Katar.
Në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar me Kroacinë, skuadra e Messit ka arritur të shënojë 3 gola kundër kroatëve, transmeton albinfo.ch.

EPA/Tolga Bozoglu
Lionel Messi shënoi golin e parë nga penalltia pas 34 minutave lojë. Derisa Julian Alvarez erdhi me një gol fantastik pesë minuta më vonë duke dyfishuar rezultatin.
Por Alvarez nuk u ndal me kaq. Në minutën e ’69-të ai shënoi edhe golin e tretë, njëherazi golin e fitores.
Në finalen e madhe të Botērorit Argjentina do të përballet me fituesin e duelit Francë – Marok, që zhvillohet nesër nga ora 20:00.