Argjentina shënoi dy herë në pjesën e parë, me anë të Messit nga penalltia dhe Di Maria-s, shkruan albinfo.ch.
Përgjigja e Francës erdhi pothuajse në fund të kohës së rregullt, kur Mbappe shënoi dy gola për dy minuta, njërën nga penalltia.
Edhe vazhdimet ishin tepër interesante. Messi shënoi në minutën e 109-të, ndërsa iu kundërpërgjigj Mbappe nga penalltia. Në fund të dy kombëtaret kishin raste për të fituar, por nuk ia arritën qëllimit dhe fituesi u vendos në penallti.
E me penalltia Argjentina ishte më e mirë, duke fituar 4:2, për tu shpallur kampione e botës.