Edhe 30 minutat e vazhdimit të lojës kaluan pa gola. Sërish Robben pati së paku një shans të mirë për gol por rezultati mbetet “i bardhë” 0-0, përkundër një aktivizimi pak më të madh të Holandës.
Loja vazhdon me gjuajtje të peenalltive.
—————
90 minuta të ndeshjes gjysmëfinale Holanda-Argjentina kaluan pa gola. U luajt një lojë me finesa taktike por pa emocione dhe pa tensione të shumta. Mbrojtjet e të dyja skuadrave ishin të pakalueshme për kundërshtarin respektiv kështu që edhe shanset serioze ishin të pakëta. Robben i Holandës megjithatë ka pasur disa shanse të mira, të shpërndara në gjithë ndeshjen por pa rezultat.
Nga dyshja Robben-Messi është pritur më shumë tension por në fakt Messi ka qenë më “i rrafshtë” gjatë gjithë lojës duke mos treguar kush e di çfarë.