Argau është bërë vend shumë atraktiv. Popullsia po rritet shumë shpejt, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 6500 banorë të rinj. Kjo rritje në 627.893 banorë është një sfidë e madhe për kantonin Argau , sepse të ardhurit e rinj kanë nevojë për të siguruar edhe banimin.
Rritja e popullsisë në Argau vjen kryesisht për shkak të shpërnguljeve nga kantonet e tjera.
Në jug të kantonit Aargau është planifikuar zgjerimi në zonat bujqësore që është paraparë të shndërrohen në zona banimi.
Tashmë autoritetet po diskutojnë këtë projekt të zgjerimit.
PS-ja dhe të Gjelbërit e shohin veçanërisht si presion nga shpërnguljet që vijnë nga kantoni Zug.
Jo të gjithë banorët janë dakord me këto plane. Ata u frikësohen vendbanimeve të reja për shkak të rritjes dramatike në trafik. Tashmë është nënshkruar një peticion prej 400 qytetarëve.