Futbollisti shqiptar, i cili luan për Zvicrën, Ardon Jashari, ka fituar një trofe të rëndësishëm në Belgjikë.
Brugge fitoi Kupën, duke mundur në finale skuadrën e Besnik Hasit, Anderlechtin, me rezultatin 2:1, transmeton albinfo.ch.
Jashari luajti 90 minuta në këtë sfidë të rëndësishme.
Për Brugge, ky është trofeu i 12-të i Kupës së Belgjikës dhe klubi më i suksesshëm në këtë garë. Për 22-vjeçarin, ky është trofeu i parë në karrierë.