Pas katër koncerteve që do t’i mbajë para audiencës austriake, pianistja kosovare me namë botërore do të vijë me një koncert në fund të janarit edhe në La Chaux-de-Fonds të Zvicrës.
Pjesë e programit të Statovcit në këto koncerte janë vepra të kompozitorëve të njohur botërorë të mizikës klasike.
Në turneun që e nis në Vjenë të Austrisë, pianisten kosovare do ta shoqërojë pianistja zvicerane, Haering Schmid.
Njëri prej katër koncerteve do të incizohet nga kanali kryesor austriak “ORF’ dhe do të transmetohet në radiostacionin “ORF/Ö1”.
Koncerti i parë do të mbahet javën e ardhshme, ndërsa turneu mbyllet më 28 janar në La Chaux-de-Fonds :http://musiquecdf.ch/
