Për të marrë vlerësime të mira për një kohë të gjatë nga juria në shoun e vallëzimit “Let`s dance!” në RTL nuk do të thotë që ke marrë tiketën për në raundin tjetër drejtë finales.
Talenti kosovar, Ardian Bujupi, të mërkurën në mbrëmje është përjashtuar nga gara edhe pse po tregonte vlerat edhe në vallëzim, po edhe vlerësime të mira të jurisë. Megjithatë audienca e kishte fjalën e fundit dhe zgjodhi për diskualifikim e Ardian Bujupit nga gara e mëtutjeshme.
Juria ka pëlqyer pikën e vallëzimit “Samba” të performuar nga Ardian Bujupi dhe partnerja e tij, Katja Kalugina, duke i dhënë 22 pikë, por për shkak se kishin votuar pak shikues, ata përfunduar garën në mbrëmjen e pestë të shout të vallëzimit “Let`s dance!” në RTL.Pas largimit të Ardian Bujupi në garë të shout të vallëzimit “Let`s dance!” mbeten shtatë garues tjerë, të cilët pretendojnë finalen.