Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim lidhur me gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare, shkruan albinfo.ch.
Në disa prej pikave kufitare ka pritje deri në 40 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 30-40 minuta, e kolona është 200 metra.
Në Jarinjë e Merdar pritjet në hyrje janë 5-10 minuta, derisa në pikëkalimet e tjera 3-5 minuta.